I papunë dhe i varur nga droga. Vetëvritet kunati i deputetit, kishte kërkuar ndihmën e psikologes

0
515

Ishte i papunë dhe i varur nga përdorimi i lëndëve narkotike. Në këto kushte, 25-vjeçari i identifikuar si Elsid Isufaj i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me pistoletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në Roskovec të Fierit, ndërsa janë zbardhur detaje të reja rreth viktimës.

I riu rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Më pak se një muaj më parë, Xhindi u martua me motrën të riut, i cili u vetëvra një ditë më parë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun drejt vetëflijimit, ndërsa prej kohësh i riu ishte i papunë, siç kanë dëshmuar edhe familjarët.

Po ashtu, të njëjta burime, bëjnë me dije se i riu ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, madje kohët e fundit ai kishte kërkuar ndihmë edhe te psikologët për të hequr dorë.

Njoftimi i plotë një ditë më parë:

Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here