Reagon i riu, që sipas ish-kryeministrit Berisha ishte personi i dënuar për trafik kokaine, e që kishte dalë në foto me deputetin e PS-së, Taulant Balla.
Pas mesazhit të postuar nga Berisha në faqen e tij në Facebook dhe pak pas përgënjeshtrimit që bëri vetë Balla, se fotoja ishte një montazh i dështuar, ka reaguar vetë Maksi Beca, me një shënim në faqen e tij në Facebook.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Ballën dhe as e ka takuar ndonjëherë.
“Nuk e kam taku ndonjëherë këtë Taulantin e ps. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty”- shkruan ai.
Postimi
Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.
Denoncimi i Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në profilin e tij të Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, Beço është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.
“Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! sb”, shkruante Berisha.