‘Një planet i kundërt e ndryshon rrjedhën e jetës sonë sidomos nëse është personal. Afërdita simbolizon shprehjen tonë sentimentale dhe kënaqësinë materiale. Këto janë dy çështje të rëndësishme që ne të ndjehemi të sigurt. Afërdita e kundërt tregon trauma që janë krijuar në lidhje sentimentale por edhe nga autotramatizmi jonë. Në disa raste qëndrojmë në gabime në zhgënjime në situatat të errëta.
Kërkojmë të përkryerën dhe qëndrojmë në të njëjtën kohë të lidhur pas përvojave jo të përkryera”, njofton Meri.
Këtë periudhë do pyesim veten
1.Çfarë do të thotë lumturi për ne
2.Kë kemi refuzuar dhe kush na ka refuzuar
3.Kë kemi lejuar të na plagosi
4.Sa të gjalla janë përvojat që na kanë tramautizuar
5.Pse përsërisim të njëjtat gabime
Me Afërditën e kundërt e kemi të vështirë të shkëputemi nga e kaluara
E risjellim dhe e adoptojmë si e vetmja mënyrë e ekzistencës
Dashi
Do ju rikthehen pasione për jetën personale të fshehtë, por edhe për mënyra fitimi që mbartin risk të madh dhe rrezik
Demi
Do ti riktheheni një lidhjeje që ju ka lodhur në martesë, por edhe në kontrollin që ju bënë në punën dhe veprimtaritë tuaja
Binjakët
Nuk do ti shpëtoni dot rutinës dhe rikthimit tek të njëjtat veprimtari e pune duke bëre të njëjtat gabime në përzgjedhjet tuaja.
Gaforrja
Nuk do shkëputni dot nga një persona me ndikim të madh emocional nga e kaluara si të vetmen mundësi që mendoni se keni për të rregulluar gabimet që keni bërë.
Luani
Dikush në familjen tuaj do ju shtoj detyrimet dhe përgjegjësitë dhe do filloj të ushtroj kontroll të madh zotërues.
Virgjëresha
Këtë periudhe duhet të rregulloni gjithçka keni prishur apo keqkuptuar në mesazhet apo ndihmën që keni marrë në lidhje me planet dhe interesat tuaja.
Peshorja
Do fillojnë të komplikohen ndjenjat tuaja dhe nuk do jeni aspak te qartë. Kjo do ju bëjë të riktheheni në metoda dhe njerëz që do bëni gabime në ekonomi dhe jetën personale.
Akrepi
Nëse të tjerët rikthehen tek ju mos i hapni të gjitha portat lehtë. Nëse ju riktheheni kjo do të thotë që diku keni gabuar dhe po gaboni prapë.
Shigjetari
Prapaskena në jetën tuaj personale lidhje të fshehta dhe skandale mund t’ju rrezikojnë pritshmërie dhe psikologjinë tuaj. Kujdes nga tradhtitë.
Bricjapi
Keni nevojë këtë periudhe për ata njerëz që kanë qenë të qëndrueshëm në jetën tuaj edhe pse kanë gabuar në mënyrën si ju kanë përkrahur.
Ujori
Do rregulloni gjithçka që ju ka penguar në ngritjen tuaj apo reklamimin tuaj dhe kjo do të thotë të ktheheni pak mbrapa në kohë
Peshqit
Një person i largët do ju krijoj një forcë tërheqëse të tillë sa ju çorienton dhe ju nxjerr nga planet dhe jeta juaj e përditshme apo nga rregulli juaj.