Ekzekutimi në ish-Bllok, Artan Hoxha zbulon detajin tronditës:Nga ngjarja, vetëm një personi nuk i publikohet emri

0
396

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka treguar detaje tronditëse për atentatin që ndodhi në zonën e ish-bllokut në datën 4 tetor.

“Së pari, për këtë ngjarje kemi prova, që janë filmimet. Ka filmime edhe brenda dhe jashtë lokalit, sepse ka pasur kamera edhe jashtë edhe brenda”,- ka thënë Hoxha.

Gjithashtu, ai ka treguar se filmimet tregojnë se në njërin krah ka qenë katër persona dhe në një krah 5 persona.

“Në krahun e Ervin Matës janë identifikuar të katër është edhe një person që nuk i është publikuar emri, po besoj se e kanë gjetur”.

Gazetari ka deklaruar, që ka pasur informacion edhe për një person të tretë të plagosur, por se nuk e ka gjetur dot edhe pse ka kontrolluar spitalet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here