Artan Hoxha tregon pse Elvana Gjata nuk ishte motivi i vrasjes

0
519

Gazetarët e kronikës, Dorjana Bezat dhe Artan Hoxha deklarojnë se motivi i vrasjes në zonën e ish-Bllokut, më 4 tetor, nuk lidhet me këngëtaren Elvana Gjata.Gjatë emisionit ‘Opinion’, Bezat deklaroi se Gjata ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja rreth orës 18:00, ndërkohë vrasja ndodhi gati katër orë më vonë.

“Ai (Ervin Mata) ka shkuar fillimisht rreth orës 18:00 në këtë lokal, ku në shoqërinë e tij ka qenë edhe e dashura, Elvana Gjata. Ajo (Elvana) ka qëndruar vetëm disa minuta dhe është larguar. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30, ndërsa vizita e saj në këtë zonë ka ndodhur rreth orës 18:00”, deklaroi Dorjana Bezat.

Gazetari Artan Hoxha tha se Elvana Gjata “nuk është motivi i ngjarjes”, ç’ka u konfirmua edhe nga kolegia në studio, Dorjana Bezat: “E kanë përfshirë ndoshta për të hequr vëmendjen nga motivi i vërtetë i kësaj ngjarje.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here