VIDEO/ Shikoni si shitësja e guximshme në Tiranë neutralizon hajdutin në argjendari

0
508

Një ngjarje gati si nëpër filma ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë së dyqanit shihet skena e frikshme. Në pamjet në fjalë duket një person, i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë, ndërsa hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka hapur sirtarin dhe pasi ka shtypur alarmin e sigurisë ka nxjerrë një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.
Ky i fundit, pas këtij akti është larguar nga dyqani, ndërkohë që vajza vijon të hedhë drejt tij sprai. Pavarësisht se agresori ka pasur armë, vajza e guximshme ka vepruar me shpejtësi, duke shmangur kështu vjedhjen. Fill pas ngjarjes së rëndë, shitëset kanë bërë denoncimin, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here