Zyrtari i policisë: Ja kur do të publikohet arsyeja e vrasjes në ish-Bllok

0
452

Bilbil Mema, drejtor i Akademisë së Policisë nga studio e emisionit “Opinion”  tha se vrasja e së enjtes në ish- Bllok, shumë shpejt do të bëhet publike, dinamika dhe arsyet e saj.

“Përsa i përket ngjarjes është pothuajse e zbardhur nga pikëpamja policore. Së pari kemi të bëjë më një vrasje që janë shumë dëshmitarë që janë gjallë që kanë dëshmuar apo do të dëshmojnë, kemi prova materiale të shumta. Kemi kamera aq sa mund të shohim si ka qenë dinamika. Ne pavarësisht se jemi duke folur këtu dhe kjo ndikon pozitivisht për ngjarje të tjera. Unë mendoj që ju shumë shpejt do e keni komplet dinamikën dhe ngjarjen se si ka ndodhur dhe arsyet e ngjarje”.

Mema tha se do të bëhet e ditur nëse ka qenë një konflik i paramenduar apo jo.

“Nëse ka qenë konflikti i paramenduar apo jo, atëherë ka prova të tjera që nuk janë në vendngjarje, ose sherri, që në moment u tha që ishte për një këngëtare“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here