Terrorizimi dhe sistemi gjyqësor, në fundjavë te drama “Terror”

    0
    516

    Drama “Terror” shoqëron publikun mbrëmjen e së dielës në skenë te “arTurbina”. Vepër autorit Ferdinand Von Shirach nga regjisori Gëzim Kame premiera ka zgjuar interesin e publikut për ngjarjen e saj. Pasi është përkthyer në 41 gjuhë dhe është shfaqur në mbi 80 teatro nëpër botë duke ngjallur shumë interes dhe polemika njëkohësisht premiera erdhi dhe për publikun shqiptar. Pas mbrëmjeve të datave 5 dhe 6 shtator shfaqja edhe sonte shoqëron publikun te “arTurbina”.

    Vetë autori është me profesion jurist dhe në moshën 45 vjeçare filloi duke shkruar novela, që ecën shumë mirë dhe u bë shumë i njohur në Gjermani. Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seanca gjyqësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti, i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70.000 sportëdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës apo hero. Në shfaqje interpretojnë një kastë aktorësh të njohur, si Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj,Yllka Mujo dhe Astrit Hasani. Tema e dramës është një nga temat më përvëluese të kohës: terrorizmin në rritje dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të funksionimit të sistemit gjyqësor.

    Vepra shpalos, njërin nga problemet më të vështira që shoqëria njerëzore, bota e civilizuar nuk po e zgjidh dot, për kompleksitetin që ai përmban. Drama është një meditim i përkryer mbi ndërgjegjësimin e rreziqeve të kohërave moderne dhe të mbërthen me informacionin e gjerë dhe interesant pasi e gjithë ngjarja zhvillohet në një sallë gjyqi. Është një dramë që më shumë se çdo vepër tjetër skenike, kërkon aleancën e përfytyrimeve të gjalla të shikuesve për një ngjarje rrënqethëse me përmasa të mëdha që zhvillohet në qiell, në shtabet e NATO-s, sallat e kontrollit të hapësirës ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes. Subjekti flet për një pilot luftarak në mbrojtje të hapësirës ajrore që ndjek një avion pasagjerësh, i cili është marrë peng nga një terrorist dhe kërkon të godasë një stadium të mbushur plot me njerëz. Piloti urdhërohet të godasë stadiumin, por ai bën një zgjidhje tjetër individuale duke thyer urdhrin e marrë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here