Çëshjtja “Babale”. Olldashi dhe Gjata shkojnë në Prokurori: Nuk gjetëm njeri këtu, duam që…

0
439

Gazetari Jetmir Olldashi së bashku me avokatin e tij Çlirim Gjata janë paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në një deklaratë për mediat Çlirim Gjata u shpreh se ata janë paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dorëzuar një kërkesë, por nuk kanë gjetur asnjë person aty. Gjata u shpreh se ata kanë dashur të dorëzojnë kërkesat e tyre për këtë çështje, pasi u kalon afati.

Nga na tjetër Çlirim Gjata theksoi se në këtë proces ka mungesë transparence dhe Prokuroria për Krimet e Rënda duhet të vërë në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, pasi ata duan të dinë se çfarë ka bërë prokurorias në lidhje me audio-përgjimin, duke shtuar se edhe përgjigjen e laboratorit britanik, duan ta kenë në shqip dhe anglisht.

“Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Në kërkojmë të vihet në dispozicion se çfarë ka bërë prokuroria të gjithë këtë kohë më video-përgjimin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha Gjata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here