DOKUMENTI/ Akuzat për përdhunim, si u përpoq Ronaldo “t’i mbyllte gojën” modeles

0
416

Rasti i akuzave për përdhunim të supozuar nga Kathryn Mayorga kundër Cristiano Ronaldo-s, duket se nuk do të dalë shpejt nga qarkullimi në media.

Madje zymtësia vijon të rritet ndërkohë që një dokument i marrëveshjes së fshehtë të nënshkruar nga dy palët në vitin 2010 (botuar në revistën gjermane Der Spiegel), tregon se vajza amerikane kishte premtuar se do të heshtte për atë që ndodhi atë natë qershori pas pagesës prej 375 mijë dollarësh.

Të njëjtën gjë duhet të bënin dhe ata që ishin në dijeni të këtij skandali. Sa për detyrimet e CR7-s, marrëveshja (për autencitetin e së cilës nuk ka asnjë arsye të dyshohet), parashikinote dorëzimin e rezultateve të një testi HIV te Mayorga për ta qetësuar atë.

Dokumenti (një marrëveshje e bërë disa muaj pas ngjarjes) në të cilën CR7 quhet “Topher”, është firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo.

Revista gjermane mori dokumentin si pjesë e skedareve të zbuluara ne skandalin e vitit te kaluar dhe ka rindertuar bisedimet e gjata qe do te çonin ne marrveshjen midis palëve. Sipas revistës gjermane, portugezi ka kërkuar që ajo ta falë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here