Çifti shqiptar ishte për muaj mjalti në Brazil, kur po ktheheshin në Tiranë iu gjetën 5 kg kokainë në valixhe

0
581

Policia financiare e provincës së Romës në bashkëpunim me policinë kufitare të aeroportit të Fiumicinos kanë arrestuar një çift shqiptar të sapo martuar që po tranzitonin përmes aeroportit të Romës drejt Tiranës me 5 kg kokainë fshehur në bagazhet e tyre.

Çifti shqiptar sapo ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil.

Ka qënë sjellja e tyre e çuditshme qysh në pyetjet e para e të zakonshme në kontrollin e dokumentave që kanë shtyrë policinë italiane të dyshoj.

Gruaja ka rrëfyer menjëherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Dyshimet e policisë së Romës u finalizuan me kontrollin e valixheve të çiftit.

Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100 000 doza kokainë me vlerë përfitimi me mbi 2 milionë euro.

Çifti shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here