Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

0
588

Bota e muzikës është sot në zi. Një ndër këngëtaret më të njohura dhe me një karrierë artistike tepër të madhe ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur të operës, Montserrat Caballé, dueti i të cilit me Freddie Mercury u bë kënga zyrtare e Olimpiadës së Barcelonës më 1992, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Ajo kishte probleme shëndetësore prej disa kohësh dhe ishte shtruar në spital në Barcelonë muajin e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Efe.

Karriera e saj zgjati 50 vjet.

Në arenën ndërkombëtare, Caballé del si zbulim më në 1965 në Lucrezia Borgia, në Carnegie Hall të Nju Jorkut.

Ajo vazhdoi të performonte me Operën Metropolitane, Operën e San Franciskos dhe Operën e Shtetit të Vjenës, duke marrë vlerësime nga Luciano Pavaroti dhe Placidos Domingo.

Kënga “Barcelona” doli për herë të parë në vitin 1987 dhe më vonë u bë një himn për Olimpiadën e qytetit të vitit 1992.

Montserrat Caballé ka lindur në Barcelonë, dhe në moshën nëntë vjeç u pranua në licun e qytetit.

Ajo u diplomua në vitin 1953 dhe shkoi në Itali, ku performoi në disa role të vogla.

Karriera e saj përparoi shpejt pas një paraqitje të suksesshme si Mimi në La Bohème, në Operën Shtetërore të Zvicrës në Basel. Në vitin 1965 ajo bëri një tjetër debutim triumfues në Shtetet e Bashkuara, në Carnegie Hall.

Performanca e saj i solli lavdi për bukurinë e zërit dhe interpretimin e saj dramatik, dhe hapi rrugën e një formimit të një ylli ndërkombëtar.

Fansat e quanin e quanin “La Superba” – “E shkëlqyera”.

Karriera e saj u kërcënua nga shëndeti i lig. Në 1985, ajo kaloi tre muaj në spital me një tumor të trurit, dhe pati trajtim për probleme zemre në 1993.

Në vitin 2015, iu dha një dënim me burg gjashtëmujor për mashtrim tatimor.

Mediat spanjolle raportojnë se po bëhen plane për një funeral në Barcelonë të hënën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here