Gruevski: Vendimi për burg është një persekutim politik

0
528
Pas konfirmimit të gjykatës së apelit sot dënimin me burg dyvjeçar për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin, ish-kreu konservator tha se vendimi është i motivuatr politisht. Megjithëse aktgjykimi është ligjërisht i vlefshëm, kjo nuk do të thotë se Gruevski menjëherë do të shkojë pas hekurave.
“Burgu është një persekutim politik, nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese dhe ta neverisë popullin tim”, tha ish-kryeministri Nikolla Gruevski pas njoftimit të vendimit të Gjykatës së Apelit ku u konfirmua dënimi me burg dy vjeçar për rastin “Tanku”.
Ai së pari duhet të marrë vendimin me shkrim dhe gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve duhet t’i paraqesë atij aktin referues, duke treguar ditën kur ai duhet të paraqitet në burg.
Gruveski shpëtimin do ta kërkoj në Gjykatën Lartë, me parashtrimin e një mjetë të jashtëzakonshëm juridik, por gjithashtu duhet kërkojë një vonesë të ekzekutimit të dënimit, siç bëri Vllado Buçkovski, i cili pavarësish aktgjykimit, nuk shkoi kurrë në burg. Në ndërkohë Gjykata e Lartë hoqi aktgjykimin për Buçkovskin dhe procesi filloi nga fillimi.
Për ta shpëtuar Gjykata e Lartë Nikolla Gruevskin duhet që të reagojë në mënyrë të shpejtë, gjegjësisht që nesër duhet të ngre ankesë, ndërsa më vonë për dy javë të merret vendimi.
Ai thotë se do të përdorë mjetet juridike në Gjykatën e Lartë dhe se nuk ka dëshmi të reja para gjykatës më të lartë. Gruevski vendimin e Gjykatës së Apelit e mori gjatë seancës ku dëgjoheshin “bombat” për rastin “Titanik”.
Më herët Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e Nikolla Gruevski me çka iu konfirmua dënimi me burg pre dy vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here