Vrasja në Bllok. Arrestohet në Kakavijë një nga autorët e ngjarjes

0
453

Është arrestuar mbrëmjen e sotme një nga personat e dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Mësohet se Gledo Shpëtim Hoti është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Mësohet se Hoti është pjesë e Forcave Komando.

Ndërkohë në komunikatën e shpërndarë sot nga policia ku njoftohej tre emrat e shpallur në kërkim emri i tij nuk përmendej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here