“Oazi i qetësisë në Tiranë është i prishur,” vjen paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

0
817

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Ai është shprehur se pas atentatit të mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, do kemi një serial tjetër, pasi oazi i qetësisë në Tiranë është  prishur.

“Ne kemi tre muaj që denoncojmë ngjarje të rënda, nga Elbasani në Shkodër, Vlorë, Nikël, Lushnje. Nëse humbëm një javë duke u marrë me ‘Xhisielën’ lamë botën reale të asaj që ndodh në Shqipëri. Askush nuk e di kush janë autorët e 6 vrasjeve në Shkodër, apo ku janë dy të zhdukurit. Kush e vrau Arjan Ferracaku? Nuk kemi një përgjigje. Kjo ngjarje është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas dhe të ndërhyrjes që do të bëhet, politike e kam fjalën. Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është i prishur”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here