Qëlluan për vdekje shqiptarin/ Befason zv.kryeministri italian: Karabinierët meritojnë medalje!

0
489

Dy karabinierë dhe një roje sigurie që qëlluan katërmbëdhjetë predha pistolete, një prej të cilëve preku shqiptarin Eduart Kozi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Ponte Felcino, duke e lënë të vdekur, janë në hetim nga prokuroria.

Të tre, sipas raportimeve të mediave italiane, u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave.

Me këtë lëvizje nuk është dakord zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini.

Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan: “Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here