PD dhe LSI denoncojnë Ramën/ Spaho: Padia konsiston në tre akuza

0
458

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të padisin në prokurori kryeministrin Edi Rama. Kryetarët e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili në një deklaratë për mediat para Prokurorisë së Tiranës për të bërë publik padinë penale kundër Edi Ramës.

Spaho deklaroj se nënkomisari u kërcënua që të tërhiqet, prokuroria kishte filluar paralelisht dy hetime.

Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho bëri të ditur se padia konsiston në tre akuza.

  1. Kanosje për shkak të detyrës të oficerit Emiljano Nuhu.
  2. Veprime për fshjehjen e së vërtetës.
  3. Kanosje për të mos kallëzuar.”-tha Spaho.

Ndërsa më tej, Spaho theksoi se për këto vepra penale, kryeministri Rama rrezikon nga 3-4 vite burg.

“Për këtë aryse kallëzuam penalisht kryeministrin Rama që të jemi zëdhënës të qytetarëve në luftën kundër krimit të organizuar dhe Ramës, si mbështet i mafies dhe krimit në Shqipëri. Shpresojmë që prokuroria të hetojë seriozisht çështjen”-tha ndër të tjera Spaho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here