Trondit futbollisti i kombëtares shqiptare: Firmosa me ekipin më afër shtëpisë sepse babai ishte me kancer

0
466

Prej muajsh stërvitej me ekipin e ligës së tretë zvicerane, FC Baden.Ky është ekipi i parë në karrierën e tij dhe  është qyteti, ku Naser Aliji është rritur dhe familja e tij jeton akoma.Por, përse Naser Aliji vendosi të rikthehej aty?Arsyeja është e trishtë dhe këtë Naseri e shpjegoi në një intervistë për “Blick.ch”.

“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entella kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes.

Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që këto muajt e fundit të jetës së tij t’i qëndroj pranë.

Babai, fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”, – u shpreh Aliji.

Shkrimi i “Blick”

Dhjetë vjet më parë, Naser Aliji kaloi nga ekipi i Aargau te të rinjtë e FC Basel.

Ai arriti bashkë me Breel Embolo në ekipin e parë, pasi u konsiderua lojtar mjaft premtues, edhe më i madh se sulmuesi aktual i Schalke 04, i cili ishte disa herë kampion dhe tani luan në Champions League.

Futbollisti i kombëtares shqiptare u transferua në klubin gjerman të Kaiserslautern dhe më vonë në Itali, në divizionin e tretë, te Virtus Entella.

Naseri Aliji është kthyer në shtëpi që nga vera.

Për një arsye të trishtuar: babai i tij ishte i sëmurë rëndë, me kancer.

Ai vdiq të dielën e kaluar.

“Çdo gjë në jetë e ka një qëllim, – thotë Aliji. – Në verë nuk isha i zhgënjyer vetëm se nuk kisha një klub.

Papritmas, kuptova se duhet të kaloja kohë me babain tim. Ai ishte në muajt e tij të fundit të jetës”.

Për shkak të situatës familjare të krijuar, Aliji nuk pranoi asnjë kontratë në Itali, në verë, pavarësisht interesimit të disa klubeve.

Për disa javë, mbrojtësi i majtë u stërvit te FC Baden, për të ruajtur një formë të arsyeshme sportive.

Qëllimi i tij është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League“.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here