Maqedoni, VMRO kërkon dorëheqjen e Zaev dhe Qeveri Teknike

0
401
Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv i VMRO-DPMNE ka vendosur në mbledhjen e së mërkurës mbrëma mosnjohjen e rezultatit të referendumit të 30 shtatorit për Marrëveshjen e Prespës dhe ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike.
“Mund të informoj opinionin se janë shqyrtuar informacionet në lidhje me referendumin e mbajtur, situatën aktuale politike dhe disa konkluzione rreth veprimeve për periudhën e ardhshme. Komiteti Ekzekutiv shpalli referendumin të pasuksesshem, duke pasur parasysh se dalja e vetëm 36 për qind të votuesve, tregoi vullnetin e qartë të popullit kundër pranimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se nëse Zaev ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme, paraprakisht duhet plotësuar disa kushte.
Nikollovski theksoi se është e nevojshme që menjëherë të respektohet Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet ku do të formohet një qeveri teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës” me një mandat prej 100 ditësh.
“Kjo do të thotë dorëheqjet e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditë. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike”, u shpreh Nikollovski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here