Vihet në pranga pronari i Spitalit Gjerman në Tiranë (Emri)

0
1583

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një nga administratorët e Spitalit Gjerman në Shqipëri. Burime pranë policisë bëjnë me dije se arrestimi është bërë nga Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës.

Po ashtu mësohet se vënia në pranga ka ardhur pasi shtetasi Përparim Sulkaj, ka qenë në kërkim për mashtrim.

Edhe pse policia kishte disa muaj që e kishte shpallur në kërkim Sulkajn, arrestim i tij ka ardhur vetëm ditën e sotme.

Të njëjtat burime bëjnë me dije vënia në pranga e pronarit të Spitalit Gjerman është bërë në afërsi të rrugës Frosina Plaku pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Perparim sulkaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here