Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në ish Bllok, ku mbeti vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe Redi Popesku.
Mësohet se 36-vjecari Ervis Martini me origjinë nga Burreli, është një emër mjaft i njohur për Policinë. Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015.
Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.