Akuzat për vëllain e Xhafajt, prokuroria thërret Ervin Salianjin

0
475

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar deputetin e PD, Ervin Salianji, pas akuzave për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lajmi për thirrjen e deputetit të PD konfirmohet nga burime të prokurorisë së Krimeve të Rënda për ‘BalkanWeb’. Deputeti thirret për t’u paraqitur nesër premten në 09:30.

Thirrja e ligjvënësit demokrat vjen menjëherë pas mbërritjes se përgjigjes se ekspertizës nga Britania e madhe për çështjen e bisedës qe pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here