OSHEE publikon oraret, Fieri e Vlora 2 ditë pa energji elektrike

0
427

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton gjithë abonentët e Fierit dhe Vlorës se nesër dhe më datë 5 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, për shkak të remontit në nst Fieri 1, në datën 4 tetor do të ketë kufizime energjie në disa zona gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Pa energji do të mbesin: Lagjia “1 Maji”, “Kongresi i Përmetit”, “11 Janari”, “Sheqi i Vogël”, Liri, “Apolonia”, “Kryengritja e Fierit”, “16 “Prilli, ish-komuna Portez.

Ndërsa më datë 5 tetor, pa energji do të mbeten: Fidri i Naftës, Lagjet “1 Maji”, “Kastrioti”, “Apollonia”, “Kryengritja”, Ish- Komuna Portëz, Kraps, Plyk, Mbyet, Sheqi i madh, Bishanak, Ish Komuna Mbrostar, “11 Janari”, Liri, Ish Komuna Qendër: Zhupan, Drizë, Ish Komuna Zharëz: Verbas, Zharëz.

Gjithashtu, nesër pa energji do të mbetet dhe qyteti i Vlorës për shkak të remontit në linjën 35kV L30 – 60 Kocul – Gorisht.

Kështu do të jenë pa drita zonat:  Karbunarë, Musta Rexhepaj, Aderaj, Dushkarakë, Gjonaj, Gorisht, Golimbase, Sevaster.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here