Maqedoni, Dimitrov: Me shumicën dërrmuese “Pro” është obligim të shkohet përpara

0
458
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka thënë sot se me shumicën bindëse të qytetarëve të cilët votuan në referendum pro Marrëveshjes së Prespës, është obligim të shkohet përpara me apo pa zgjedhje.
“Të kishte një, NJË votë KUNDËR më shumë, do të gjunjëzoheshim dhe ngrehnim duart. Por me shumicë të këtillë bindëse “PËR”, detyrë e jonë ndaj popullit është të gjejmë mënyrën të ecim përpara, pa ose zgjedhje të reja”, ka thënë shefi i diplomacisë.
Ai në statusin e tij flet për shifra konkrete të referendumit, realitetin me Listën zgjedhore, karakterin e referendumit dhe përfshirjen e saj programin e opozitares VMRO-DPMNE.
“A është fakt se në referendum nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve (903.169) nga gjithsej personat e regjistruar në Listën zgjedhore ((1.806.336)? Po. A është fakt se Lista zgjedhore nuk është aspak reale, nëse merren parasysh të dhënat e Fondit për Shëndetësi Publike? Po. 416.382 janë persona të mitur, pa të drejtë vote nga gjithsej 1.872.466 të siguruar. A thua qindra mijëra qytetarë janë shpërngulur? Po. A është fakt se referendumi ka qenë konsultativ, apo jo i domosdoshëm? Po. A është fakt se pa dalshmëri formale, vendim i popullit, vendimi kthehet në institucionet? Po. A është fakt se me daljen e arritur ishin të nevojshëm vetëm 441.585 vota PËR? Po. A është fakt se kishim 609.813 vota PËR? Po. Kjo nënkupton se nuk na duhen më shumë vota PËR, por më shumë vota KUNDËR. A është e logjikshme të mungojnë vota KUNDËR, që rezultati të jetë PËR? Nuk është”, thekson Dimitrov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here