Nëse në këto momente nuk po mundni të hyni në “Instagram”, atëherë ju sqarojmë se nuk e ka fajin as interneti apo telefoni juaj.
Rrjeti social ndaloi së funksionuar mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi njerëzit nuk mund të shohin fotot apo profilet e miqve.
Nëse hyni në profilin tuaj atëherë në pjesën e sipërme do të lexoni mesazhin: “Na vjen keq, por diçka shkoi keq. Ju lutemi provoni sërish”.
Ndërsa në faqen kryesore do t’ju shfaqet mesazhi: “Nuk mund të rifreskoni kryefaqen”.
Edhe versioni në kompjuter i aplikacionit ka probleme, pasi nëse vendosni ta hapni atëherë do t’ju dalin vetëm fjalët: “5xx Server Error”