Pas arrestimit të dy inspektorëve, Berisha denoncon: “Si tentoi zv.ministri të lirojë zyrtarin e Tatimeve të arrestuar për korrupsion”

0
412

Pak pas bërjes publike nga Policia e Shtetit të lajmit mbi arrestimin e dy inspektorëve të Tatimeve të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion, vjen një denoncim nga Berisha.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, ndërsa ai denoncon se si zëvendësministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë kanë tentuar që të lirojnë Artan Krojin, njëherësh ky edhe kryetar i PS në njësinë bashkiake nr.3 në Tiranë.

“Zëvendës ministri i jashtëm dhe titullarë të tjerë në mbrojtje të hajdutit kriminel!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor rreth ores 6 sot arrestohet nga antikrimi ekonomik kryetari i ps per minibashkin nr 3 njekosish titullar ne hetimin tatimor mesa mesova zevens ministri jashtem dhe disa titullar jane turrur tek drejtoria e policis per ta liruar”, shkruhet në denoncimin e Berishës.

Mbrëmjen e djeshme deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi pohoi se policia mbante të fshehtë arrestimin e zyrtarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Artan Kroj. Demokrati tha se nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave. Inspektorët Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj, 37 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet P.H., 43 vjeç, i shpallur ne kerkim, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe iu merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here