BE kritikon Rumaninë, shkak dobësimi i luftës kundër korrupsionit

0
417

Komisioni Europian nuk do të hezitojë ta çojë Rumaninë në gjykatë nëse qeveria e këtij vendi vazhdon politikat e zbutjes së luftës kundër korrupsionit.

Zëvendëspresidenti i KE-së, Frans Timmermans duket i vendosur ta çojë deri në fund këtë paralajmërim.

Rumania ka bërë progres në të kaluarën, kujtoi ai, e madje ka pasur dhe arritje spektakolare, por aktualisht janë hedhur hapa prapa në një mënyrë që është e dëmshme jo vetëm për demokracinë e saj, por edhe për vendin që ka ndërtuar si anëtare e BE-së këto vitet e fundit, deklaroi Timmermans.

Gjyqësori rumun është nën monitorimin e Komisionit Europian që prej 2007-tës kur vendi iu bashkua Bashkimit Europian. Timmermans e bëri të qartë se raport i sivjet nuk ka për të qenë aspak pozitiv, sepse situate është e përkeqësuar.

Rumania ka përjetuar trazira në rritje gjatë këtyre dy viteve, që kur zgjedhjet parlamentare i fituan socialdemokratet të cilët kanë synuar ndryshimin e legjislacionit mbi gjyqësorin me qëllimin të reduktohet pavarësia e prokurorëve.

Ata, po kështu, këmbëngulin në heqjen e disa shkeljeve të lidhura me korrupsionin nga kodi penal. Të tilla lëvizje u bënë shkak për protesta më të mëdha popullore në vend që prej rënies së komunizmit.

Aktivistët e shoqërisë civile e kanë akuzuar partinë social demokrate se po tenton të ndryshojë ligjin me qëllimin të shmangë burgosjen e kreut të saj, Liviu Dragnea, i cili u dënua me tre vjet e gjysmë burg në një rast të dytë korrupsioni korrikun e këtij viti. Por pavarësisht presioneve të brendshme e atyre ndërkombëtare, kjo forcë politike vazhdon të ruajë shumicën në parlament me ndihmën e aleates së vet më të vogël, aleancës liberal-demokrate si dhe të unionit demokrat hungarez në Rumani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here