Shqipëria emeton Eurobondin 500 milionë euro. Për herë të parë eurobondi ka një afat 7 vjeçar nga 5 vjeçar

0
421

Shqipëria ka mbyllur  daljen e saj të tretë në tregjet e kapitalit duke emetuar një Eurobond me vlerë 500 milionë euro me kupon fiks 3.55 për qind. Për herë të parë eurobondi ka një afat 7 vjeçar nga 5 vjeçar që ka qenë në dy emetimet e mëparshme ndërkohë që interesi i investitorëve ka qenë i lartë me një ofertë 1.25 miliardë euro çka do të thotë se ka pasur një raport mbulimi me 2.5 herë. Ajo që vihet re në këtë dalje të fundit në tregje është interesi dukshëm më i i leverdishëm krahasuar me 2015-wn ku kuponi fiks ishte 5.75 për qind.

Ashtu sikurse ka deklaruar, qeveria ka përdorur për shlyerje të menjëhershme të vlerës së mbetur të eurobondit të 2015-ës, 200 milionë euro. Sot ky borxh u është blerë investitorëve me 109.75% çka konsiderohet si një fitim i leverdishëm për të gjithë ata që investuan dikur në borxhin e Shqipërisë.  Ndërkohë që pjesa prej 300 milionë euro e mbetur nga Eurobondi i ri i shtohen stokut si një borxh i ri dhe që sipas argumenteve që janë dhëna më herët nga qeveria do të shkojnë si mbështetje buxhetore.

Në këtë transaksion Shqipëria u asistua nga Banca IMI, Citi (B&D), Societe Generale.

Ashtu sikurse pritej Shqipëria ka debutuar më mirë se çdo herë në tregjet e kapitalit në emetimin e fundit por në krahasim me fqinjin tonë Maqedoninë sërish jemi më pak të preferuar. Maqedonia doli ne tregje më herët gjatë këtij viti për një Eurobond me vlerë 500 milionë euro dhe me një afat maturimi prej 7 vitesh pra të njëjtat kërkesa si Shqiperia por raporti i mbulimit për këtë kërkesë ishte 7 herë më i lartë. Investitorët i ofruan fqinjit tonë 3.5 miliardë euro dhe më një interes më të leverdishëm se Shqipëria prej 2.75 per qind te kuponit fiks çka është e kuptueshme në kushtet kur renditja nga agjencitë e vlerësimit të riskut është më pozitive ndërkohë që daljet e saj në tregjet e kapitalit janë edhe më të shumta sesa Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here