U arrestua se përplasi makinat nën efektin e alkoolit/ Gjykata liron shefin e Policisë

0
316

Dy ditë pas arrestimit në gjendje të dehur të Shefit të Stacionit Policor në Patos, Flamur Veliu, gjykata ka vendosur ta lirojë me masën “Detyrim paraqitjeje”.

Gjykata e rrethit Fier i ka dhënë Veliut masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, pas kërkesës së prokurorit Petrit Vukaj.

Flamur Veliu u arrestua ditën e diel, pasi përplasi disa makina  në zonën e quajtur “Mulliri i Artë”, në aksin Fier – Lushnje. Policia njoftoi se arrestimi ishte bërë nga SHÇBA dhe se në testin e alkoolit, rezultoi se Veliu ishte i dehur.

Mësohet se pas aksidentit, ai i deklaroi kolegëve të vet, se nuk ishte shumë i dehur, ‘argument’ që ka bindur edhe prokurorin, të kërkojë lirimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here