Rusia përdor super-avionë për transportin e sistemit S-300 në Siri

0
453
Rusia raportohet se po përdor avionët më të mëdhenj në botë të transportit ushtarak për transportimin e sistemit raketor S-300 në Siri, mes tensioneve me Izraelin për rëzimin e avionët të saj gjatë një sulmi të  Tel Avivit në Siri.
Agjencia izraelite Ynet raportonte se avioni rus Antonov An-124 ishte pikasur disa herë në korridoret Rusi-Siri ditët e fundit.
Muajin e kaluar Moska u zotua të rriste kapacitetet mbrojtëse siriane me sistemin modern kundërajror S-300.
Njoftimi erdhi pas rrëzimit aksidental të avionit rus të zbulimit Il-20 nga sistemet mbrojtëse siriane S-200, të cilat po reagonin kundër një sulmi të flotës izraelite në rajonin e Latakia.
Moska bëri përgjegjës Izraelin për incidentin e 17 shtatorit, duke thënë se pilotët hebrenj kishin përdorur qëllimisht avionin rus si mbulim ndaj mbrojtjes raketore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here