Kryenin grabitje me armë në Athinë, ja kush janë shqiptarët e arrestuar (FOTO)

0
407

Janë publikuar me urdhër të Prokurorisë së Athinës fotografitë dhe të dhënat e tre shqiptarëve që kryenin vjedhje të armatosur në zonën e pasur të Athinës Jugore.

Sipas dosjes ligjore, tre shqiptarët kanë kryer një sërë aktesh kriminale nga marsi 2018, në mënyrë tepër të organizuar, duke vështirësuar shumë punën e policisë, pasi ishin të pajisur me mjaft mjete si armë apo maska te posaçme për të mos lënë gjurmë.

Dy nga të arrestuarit kanë kryer vjedhje me armë në dyqane lojërash fati dhe argëtimi në korrik dhe gusht 2017. Në 8 vjedhjet e shtëpive të pasura përfshihet dhe e këngëtarit Lefteris Pantazis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here