“Basha ta provojë në votime”, kreu i PD i përgjigjet Rexhep Rrajës

0
426

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar publikisht sot pas reagimit të Rexhep Rrajës teksa dilte nga Gjykata e Krujës aty ku u njoh me masën arrest me burg. Nga reagim, Rraja dukej sikur akuzonte Bashën për politizimin e çështjes së tij dhe e sfidoi duke u shprehur se “le ta provonte në zgjedhje”

Postimi i plotë

Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.

Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here