Zjarri në Fushë-Arrëz po i afrohet banesave/ Bashkia thirrje për ndihmë: Situata alarmante!

0
391

Situata e zjarreve  në Fushë-Arrëz po del jashtë kontrollit. Përfaqësues të Bashkisë kanë bërë apel  për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po iu afrohen shtëpive të banimit.

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

Zjarri ka përshirë  sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit,  ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.

“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha nënkryetari i bashkisë, Ndue Doda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here