Dalin detaje të reja pas sulmit që iu bë ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Sipas të dhënave të fundit, kanë dalë detaje rreth autorit që sulmoi me gurë makinën e ish ministrit, duke i lëshuar edhe fjalë fyese.
“Autori i sulmit është një person me probleme psikike. Ai është një 28-vjeçar në krizë akute psikike”- thotë policia.
Ngjarja ndodhi dje në orën 17:00, dhe deputeti i PS shoqërohej nga një makinë me targa diplomatike.