Rasti i Xhisela Malokut/ Reagojnë gratë deputete të PS-së: Ja cili është apeli ynë për koleget e opozitës

0
295

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste ka reaguar me një deklaratë zyrtare për dhunën e ushtruar ndaj të resë, Xhisela Maloku, e cila ka denoncuar djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, si dhunues, përdhunues dhe torturues.

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste dënon çdo lloj forme dhune dhe mbështet e inkurajon institucionet përkatëse në kryerjen deri në fund të të gjitha procedurave të nevojshme për nxjerrjen e përgjegjësive dhe ndërshkimin ligjor të përgjegjësit për dhunën e ushtruar mbi vajzën Xh.M”- thuhet në deklaratë.

Deputetet e PS-së, kanë një apel për koleget e tyre opozitare, të cilave u bëjnë thirrje “të ndikojnë në ndalimin e keqpërdorimit publik të vajzës për motive politike”.

Deklaratë e Grupit të Grave Deputete të Partisë Socialiste:

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste dënon çdo lloj forme dhune dhe mbështet e inkurajon institucionet përkatëse në kryerjen deri në fund të të gjitha procedurave të nevojshme për nxjerrjen e përgjegjësive dhe ndërshkimin ligjor të përgjegjësit për dhunën e ushtruar mbi vajzën Xh.M.

Grupi i Grave Deputete të PS ka në prioritet të punës ndër të tjera edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe mbrojtjen e viktimave të saj. Ne kemi një qëndrim të palëkundur kundër çdo rasti dhe forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë edhe abuzimin për qëllime politike me viktimat e dhunës.

Ashtu siç mbështesim dhe inkurajojmë organet kompetente të shkojnë deri në fund të hetimit e të ndëshkimit të këtij rasti, dënojmë publikisht sulmet e shëmtuara politike dhe mediatike ndaj Policisë së Shtetit apo kryetarit të grupit tonë parlamentar.

Duke e përshëndetur deklarimin publik të qëndrimit solidar ndaj vajzës së dëmtuar, nga ana e kolegeve tona të opozitës, u bëjmë thirrje atyre të ndikojnë në ndalimin e keqpërdorimit publik të vajzës për motive politike. Shpifjet dhe gënjeshtrat me të cilat opozita po përpiqet të ngarkojë opinionin publik, janë dhunë publike ndaj vajzës, e cila meriton drejtësi dhe vetëm drejtësi!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj