Pjesë e grupit të strukturuar kriminal/ Arrestohen dy policë në Rinas, ja akuzat që rëndojnë mbi ta (EMRAT)

0
417

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës, kanë arrestuar 2 punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit.

Të arrestuarit janë punonjesit e Policisë:

– Almir Doda, 42 vjeç;

– Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana.

Arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here