Ja kush është vajza që u përdhunua nga Ronaldo/ Rrëqeth me dëshminë: Ulërija dhe kërkoja të ndalej

0
406

Është thelluar sërish skandali i futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, pasi detaje të reja dolën në dritë rreth përdhunimit të një 34-vjeçare.

Dyshohet se Ronaldo i ka paguar një shumë të madhe prej 375 mijë dollarësh 34-vjeçares me qëllim që t’ia mbyllë gojën, pasi sipas “Football Leaks” thuhet se kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Vajza kishte ngritur një padi por të cilën e kishte tërhequr pasi kishte pranuar të hesht për shumën prej 375 mijë eurove.

Por ku ka ndodhur gjithçka?

Në dëshmi thuhet se Ronaldo dhe vajza u takuan në Las Vegas ku portugezi e ftoi atë dhe një shoqe të saj në dhomën e hotelit.

Dëshmia e vajzës, emri i së cilës është Kathryn Mayorga:

M’u hodh nga pas. Kurrë nuk jam frikësuar si në atë moment. Ai kishte disa rruaza të bardharreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej”

Nga ana tjetër vajza mendon se ka në dorë “armën” që mund ta fundosë Ronaldon, pasi ekziston një foto para se ai të kryente aktin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here