Dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Sarandës, përfaqësues të opozitës i bashkohen Partisë Socialiste.
Këshilltarët që braktisën opozitën janë Alketa Gjoni nga Balli Kombëtar Demokrat dhe Enola Qato nga Balli Kombëtar. Me lëvizjen e dy përfaqësueseve të opozitës Partia Socialiste merr 16 anëtarë nga 31 që ka këshilli bashkiak i Sarandës.
Deputeti i PS, Alket Hyseni tha se PS është e hapur për të gjithë, ndërsa garantoi dy këshilltaret se do të ndihen si në shtëpinë e tyre.
“Unë besoj që ato do të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ne jemi të hapur për këdo që mendon se mund të kontribuojë në të mirë të qytetit të Sarandës dhe gjithë Shqipërisë”, tha Hyseni.