Juventus i pandalshëm, merr fitoren e radhës përballë Napolit

0
527

Juventus ka marrë një tjetër fitore në “Serinë A” italiane, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si favoriti kryesor për trofeun e kampionatit.

Bardhezinjtë arritën të mposhtin rivalin direkt, Napolin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Juventus Stadium”.

Juventus-Napoli u mbyll me rezultatin 3-1.

Ka qenë Napoli skuadra që ka kaluar në avantazh fillimisht, me anë të Mertens në Minutën e 10′.

Juventus ka arritur të barazojë me anë të Mandzukic në minutën e 26′.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Jventinët arritën të kalojnë në avantazh sërish me anë të Mandzukic 49′ dhe Bonucci 76′.

Napoli mbeti me 10 lojtarë në minutën e 58′ pas ndëshkimit të Rui me 2 kartonë të verdhë.

Pa kësaj fitoreje, Juventus e sheh veten bindshëm në vendin e parë me 21 pikë, ndjekur nga Napoli me 15.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here