“Mos e lini vetëm Xhisielën”/ Deputetet e PD thirrje të fortë para Kryeministrisë: Ngrini zërin, të bashkohemi të gjithë në protestë

0
438

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut ka ngritur në këmbë opozitën, duke bërë thirrje për protestë. Gratë deputete të opozitës janë mbledhur për të mbështetur vajzën që u dhunua disa ditë më parë. Duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve, nënave, vëllezërve, motrave, baballarëve që të bashkohen të gjithë për të protestuar në orën 17.30 në rrugë.

“Kush dhunon , kush prek familjen, kush prek një nënë, duhet të marrin përgjigjen e duhur. Sot shteti veshi petkun e përdhunimit”, u shprehën deputetet e PD.

“Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e paprecedentë. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeministri, Ministri i Brendshëm, prokuroria dhe  të gjitha institucionet të prononcohen, jo vetëm të distancohen por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohemi për cdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën”-tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here