Presidenti Demi: Fitorja për Leon, titullin e ka Skënderbeu

0
420

Në një prononcim të shkurtër pas derbit, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë mjaft entuziast, por ka qëndruar në një linjë me trajnerin Gega, duke shmangur presionin e titullit.

Rëndësi ka që ishte ndeshje e bukur, ekipi fitoi me meritë. te jem i sinqertë ishte një fitore për atë djaloshin, Leo, që ti prihet shpirti në paqe. Për sa i përket titullit atë e ka Skënderbeu, premio lojtarët kanë pasur gjithmonë”, u shpreh presidenti Demi.

Derbi është kthyer në një “makth” për Tiranën. Vijon dominimi i Partizanit, që është shndërruar në një padron të kësaj super sfide. Goli i Malës në minutën e 21-të i dhuroi fitoren skuadrës së Geges, që e sheh veten në vendin e parë.

Një atmosferë e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, ku nuk munguan thumbimet e të dyja tifozerive, me koret e tyre dhe me banderolat ngacmuese.

Edhe pse skuadrat në fushë, u munduan t’i përgjigjeshin atmosferës në tribuna, rastet e rrezikshme ishin me pikatore. Një dominim i lehtë i skuadrës së kuqe dhe një Tiranë në gjumë. Diçka mungonte te skuadra e brazilianit Ze Maria./panoramaspot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here