Zbardhet e vërteta si erdhi fundi i bandës “Bajri”? Agjenti i infiltruar belg, e fliste shqipen rrjedhshëm

0
441

Fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare.

“Nëse nuk paguan, do të të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit.

E njëjta histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, shkruante para pak ditësh gazeta e Antverpës. Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri.

Një burim gjyqësor konfirmoi për gazetën se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje. “Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshjeje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi”, shkruan gazeta belge LeVif.

Por kush u infiltrua?

“Në Shqipëri është ndezur debati për këtë çështje, ndërsa disa thonë se fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare”, shkruan gazeta belge LeVif.

Duket paradoksale, pasi Shqipëria mund të kishte zbardhur dhe arrestuar Bajrin për këto vrasje. Këtë paradoks e vë në dukje edhe një shkrim i gazetës belge LeVif. Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narkotike.

Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai iu tha se ky është një problem i drejtësisë.

Procedurat

Ministri i Drejtësisë, Koen Geens, e pranon se ka patur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosjeje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedural. “Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001.

Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve.

Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”. Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion”, thotë Geens.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here