Hahn me Gjonajn në Bruksel: Ja çfarë presim nga Shqipëria

0
449

“Të mos harrojmë që duhet shumë punë për tu bërë që të arrijmë rezultatin e duhur, deri në verë të 2019”. Kështu ka deklaruar eurokomisioneri Hahn, gjatë konferencës së përbashkët për mediat sot, në prani të ministres se drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj, e cila ndodhet në Bruksel për procesin e “screening”,  ka theksuar se “Shqipëria ka nisur punën përgatitore për përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian”.

“Komisioni Europian i dha një shtysë të rëndësishme reformave me vendimin e qershorit. Vetting-u në drejtësi ka kthyer besueshmërinë e munguar të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Bashkimi Europian në krahun tonë në zbatimin e reformave na jep më shumë kurajo për të vazhduar në krijimin e shtetit të së drejtës. Jemi të angazhuar për të vijuar zbatimin e çdo reforme të nevojshme”, deklaroi Gjonaj, duke theksuar se do te vijohet me angazhimin ne kete proces të pakthyeshëm dhe të dëshiruar nga shtetasit shqiptarë.

Ndërkohë që Hahn, ka theksuar se vendi ynë është në rrugën e duhur, por puna që e pret përpara është shumë e madhe.

“Nuk kam ditë fikse në mendje, por jam i kënaqur nga procesi i vetingut, duhet bërë akoma punë, ka shumë punë për të bërë deri në verën e vitit 2019, e mbështesim shumë këtë proces, por është edhe një detyrë shumë e fortë nga ana e Shqipërisë, që duhet ta përmbushë dhe nuk duam të humbasim aspak kohë, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm,të mos harrojmë që duhet shumë punë për tu bërë që të arrijmë rezultatin e duhur, deri në verë të 2019”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here