Denoncoi djalin e deputetit të PS, merren në pyetje nëna dhe motra e Xhisela Malokut

0
411

Merren në pyetje në Prokurorinë e Fushë Krujës, nëna dhe motra e Xhisela Maloku, vajza që denoncoi për përdhunim, përndjekje dhe dhunë djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Ne deponimin e saj, në kohën që ka bërë kallëzimin për të riun, Rexhep Rraja, vajza ka treguar gjithë se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që ish i dashuri e ka marrë me dhunë nga banesa, i ka vënë pistoletën në bark dhe e ka detyruar të shkojë me të në hotel. Atje, ajo ka treguar se është dhunuar, është djegur me cigare dhe i ka rënë të fikët.

Ndërkohë, ish-punonjësi i Policisë në Stacionin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili mori kallezimin e vajzes, përmes një interviste ka denoncuar se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të PS-së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.

Kërcënimi, sipas tij, është bërë pasi do të arrestonte djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ishte kallëzuar për përdhunim e përndjekje nga shtetasja Xhisela Maloku. Gjatë rrëfimit të tij, nënkomisari Nuhu tregon momentin kur i janë futur në zyrë deputetët Rrahman Rraja e Taulant Balla, bashkë me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi.

Personi që i ka vënë pistoletën në kokë, sipas tij, ka qenë vëllai i deputetit Rraja, ndërsa në atë kohë kanë ndërhyrë Taulant Balla dhe Artur Bushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here