Pas përmendjes së emrit të tij nga nënkomisari Emiljano Nuhu, ka ardhur një reagim dhe nga Kreu Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Për News 24 Bushi shprehet se pamjet e komisariatit do të tregojnë se kush ka hyrë dhe kush ka dalë nga godina.
“Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës. Do të publikohen pamjet nga Komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do të vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë. As Nuhu s’ishte në komisariat ditën që ai pretendon. Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë. Berisha shkruajti një version tjetër për këtë çështje. Pasi gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”, ka thënë Artur Bushi