Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimin për dëshminë e ish-oficerit të policisë së Krujës të publikuar një ditë më parrë nga PD, i cili akuzon tre pushtetare se e kanë kërcënuar.
Mësohet se prokuroria e Tiranës ka administruar në dosje materialin filmik dhe zanor me dëshminë e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Sipas Prokurorisë, objekti i hetimit është verifikimi i rrethanave të paraqitura në dëshmi.
Po ashtu Prokuroria po kryen veprimet paraprake për të vlerësuar nëse ka elementë të veprës penale. Grupi i hetimit pritet të këqyrë regjistrin e hyrje-daljeve të Komisariatit të Policisë së Krujës.