Kush është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS/ Pasioni për armë, makina luksi e kanabis

0
995

Prej dy ditësh historia e dhunimit të Xhisiela Maloku artikulohet në media dhe të gjithë duan të dinë cila është e vërteta, nëse iu rrah e iu fikën cigare në trup nga ish-i dashuri Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo sajoi gjithçka.

Por kush është djali i deputetit Rraja i përfshirë në këtë histori? Pse nuk ka pranuar të prononcohet dhe të japë edhe ai një version për ngjarjen? Fotot e tij  jane siguruar nga profili i Facebook, një adresë që me sa duket nuk e ka përdorur më kohët e fundit. Ai përdor emrin Xhen Rraja dhe fotot e profilit i përkasin vitit 2010-të.

Ndonëse të shkrepura pak vite më parë, pasionet e tij janë të përafërta me ato të djemve që kanë baballarë të pasur. Ai poston foto makinash të shpejta dhe luksoze, tufa me euro, por jo vetëm kaq.

Pasionet e tij prekin edhe armët e plumbat. Me sa duket të gjithë miqtë e njohin me emrin Xheni, siç e shkruan vetë Rexhepi me plumba karshi një kallashnikovi.

E si të mos mjaftonte në moshë fare të re, i riu shfqet edhe me kallashnikov teksa bëhet gati ta përdorë. Ai shfaqet në ambientet e një ballkoni që nuk dihet nëse është shtëpia e tij.

Përveç armëve, tufave me euro e makinave, Rexhepi apo Xheni ka edhe foto të disa rrënjëve me kanabis. Nuk dimë nga i ka shprepur, por bima narkotike duket të jetë një tjetër nga pasionet e tij qysh në moshë të re.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here