Iu vrau nënën, fëmijët e Fildes Hafizit refuzojnë përballjen me babain

0
298

Dy fëmijët e mitur të gjyqtares se vrarë Fildes Hafizi nuk pranojnë të përballen me babain e tyre Fadil Kasemi tek Krimet e Renda. Ndonëse duhet të dëshmonin sot në proces, ata nuk janë paraqitur, pasi ishin në orarin e mesimit.

Sipas avokatit të familjarëve të viktimës, dy fëmijët e mitur janë të tronditur dhe pranojnë të dëshmojne vetëm nëse pyeten në një ambient tjetër në gjykate dhe jo përballë babait të tyre.

NGJARJA
Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konfliktesh, për të cilat çifti dhe ishte divorcuar. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku 54-vjeçari ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Fadil Kasemi akuzohet për kryerjen e veprave penale te “vrasjes per shkak te marredhenieve familjare”, “armembajtje pa leje” dhe “rrembim personi”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj