Operacioni “Sintetiku”. Arrestohen dy shtetas amerikanë, ja çfarë ju gjet në laboratorin e drogës (VIDEO)

0
456

Dy persona me shtetësi amerikanë janë arrestuar në Morinë, të tentativë për tu larguar nga vendi, pas urdhër-arresteve të lëshuar nga një gjykata amerikane. Një zyrtar i Policisë së Shtetit njoftoi sot se ata kishin krijuar një bazë në Tiranë për prodhimin e dograve sintetike.

Të arrestuar

– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, SHBA

– Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, SHBA (me origjinë shqiptare).

Aksioni “Sintetiku”

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit dha detaje lidhur me aksionin gjatë një konference për mediat:

Finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar i koduar “Sintetiku” në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese amerikane. Operacioni nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane. Arrestohen 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri.

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”, ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;

– Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark ëeb’.

Këta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here