Aktori i njohur dënohet me 10 vite burg

0
515

Aktori i njohur amerikan, Bill Cosby  është personazhi i parë i njohur që është dënuar për abuzim seksual që nga fillimi i lëvizjes ‘Me Too’. Aktori u shfaq duke qeshur në gjykatë, sepse njëri prej gjykatësve e quajti person të dhunshëm dhe e dënoi me 3-10 vite burg për abuzimet seksuale.

81-vjeçari u shpall fajtor në prill të këtij viti për tre akuza, sulme te pahijshme, drogim dhe abuzim seksual ndaj Andrea Constand. Cosby duhej të kalojë të paktën 3 vite në burgun e Pensilvanisë para se të fitojë të drejtën për lirim të mbikëqyrur, ose mund të përfundojë pas hekurave edhe për një dekadë. Gjykatësi, Stiven O’Neill urdhëroi që Cosby të burgoset menjëherë, duke mohuar kërkesën e aktorit për lirimin me kusht. Gra të tjera të cilat kanë akuzuar aktorin për abuzim seksual, prisnin të lumtura jashtë gjykatës për dënimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here